Mbyllet Biblioteka e Durrësit, katër punonjës me COVID-19!

43

Biblioteka Publike e Durrësit është mbyllur pasi katër punonjës kanë rezultuar të prekur nga COVID-19.

Institucioni do të qëndrojë i mbyllur pa afat, teksa 10 punonjës janë vetë-karantinuar.

Nuk dihet ende se si mund të jenë infektuar punonjësit, por ky institucion frekuentohet nga të moshuar të cilët kalojnë kohën në ambientet e biblotekës për të lexuar shtypin e ditës.

Qyteti bregdetar numëron 510 raste aktive COVID-19.

Ai është qarku i dytë për numrin më të lartë të infektimeve dhe gjithashtu ka patur 37 viktima nga virusi.