Ballina BOTA Mbretëri e Bashkuar, Parlamenti Britanik siguron dokumentet sekrete të Facebook

Mbretëri e Bashkuar, Parlamenti Britanik siguron dokumentet sekrete të Facebook

Parlamenti Britanik ka marrë një sërë dokumentesh të brendshme të Facebook, për të cilat gjiganti i medias sociale ka luftuar për muaj me radhë për të mos u bërë publike. Dokumentet e fshehta, disa prej të cilave mund të përfshijnë korrespondenca midis drejtorit të përgjithshëm Mark Zuckerberg dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë, rrjedhin nga një padi në Kaliforni, që përshkruajnë një seri akuzash kundër Facebook, duke përfshirë pretendimet për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe pretendimet se Zuckerberg krijoi një skemë që detyroi rivalët e Facebook, apo rivalët potencialë, të dilnin nga biznesi.

“Ne pretendojmë se vetë Facebook është shkelësi më i madh i keqpërdorimit të të dhënave në historinë e industrisë softuerike,” – tha Ted Kramer, pronari i Six4Three, kompania që paditi Facebook.