Ballina Sociale Mbrojtja e fëmijëve nga internet, facebook fshin 8.7 milionë imazhe

Mbrojtja e fëmijëve nga internet, facebook fshin 8.7 milionë imazhe

Sot, interneti është kthyer në domosdoshmëri. Në Shqipëri, numri i përdoruesve aktivë të internetit u rrit në 2 milionë në 2017, 18% më shumë se në vitin 2016. Ndërkohë që në botë, më shumë se 175 mijë fëmijë hyjnë çdo ditë për herë të parë në internet.

“Sapo vij nga shkolla do hyj direkt në internet. Telefonin e parë e kam marrë nga fundi i klasës së pestë. Përveç pjesës së mësimeve, interneti është pjesa tjetër e ditës për mua”, – shprehen disa fëmijë.

Për të stimuluar një internet më të sigurt për fëmijët, UNICEF në Shqipëri organizoi për herë të parë Samitin Viral. Veç mundësive të shumta që të ofron bota dixhitale, ajo nuk është aq e sigurt për fëmijët.

Për John Carr, ekspertin e njohur ndërkombëtar të nivelit të lartë për sigurinë e fëmijëve, qeveria ka një rol kyç në ndërmarrjen e veprimeve konkrete për eliminimin e rreziqeve në internet.

Ndërkohë që përgjegjësja e Politikës së Sigurisë për Facebook-un tregon masat që ka marrë për përmbajtjet e dëmshme dhe keqpërdorimin e informacioneve private në rrjetin social.

“Kryesisht në 9 muajt e 2018ë-s, Facebook zbuloi dhe fshiu 8.7 milionë imazhe që kishin në përmbajtje lakuriqësinë dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve. Ne kemi mijëra njerëz që punojnë pas rrjetit në lidhje me abuzimet e raportuara, 20 mijë njerëz po punojnë për të garantuar sigurinë”, – tha ajo.