Ballina BOTA Mbretëri e Bashkuar, zgjedhjet vendore, humbje e madhe për konservatorët

Mbretëri e Bashkuar, zgjedhjet vendore, humbje e madhe për konservatorët

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve vendore në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat u zhvilluan më 2 maj, kanë qenë shumë negative për Partinë Konservatore, por jo vetëm. Partia Laburiste ka rezultuar me humbje, gjithashtu. Forca e vetme politike që ka njohur rritje të përfaqësimit ka qenë Partia Liberal-Demokrate, një parti e vogël opozitare.

Partia Konservatore e kryeministres Theresa May pësoi humbjen më të rëndë në historinë e saj. Në nivel kombëtarë, ata i humbën 1 351 përfaqësues në këshillat bashkiak. Partia Konservatore mori 28 përqind të votave, duke shënuar një rënie prej 7 përqind krahasuar me mandatin e kaluar.

Humbje pati edhe Partia Laburiste, ndonëse në nivele shumë të vogla. Forca politike kryesore e opozitës në Mbretërinë e Bashkuar mori 28 përqind të votave, duke shënuar një rënie prej 1 përqind.

Kryeministrja May, pas daljes së rezultatit përfundimtar, tha se mesazhi i këtyre zgjedhjeve ishte se britanikët dëshirojnë sa më shpejt një marrëveshje me Bashkimin Evropian.