Mbollën kanabis në ullishte, dy të arrestuar dhe një shpallet në kërkim

16

Dy persona janë vënë në pranga dhe një është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi në Poliçan.

Mësohet se gjatë kontrolleve në ullishtën e një 53-vjeçari më iniciale V. S., policia gjeti 200 kubikë në të cilët sapo ishin mbjellë fara të dyshuara cannabis sativa.

Për pasojë, në pranga u vu S. F. (S)., 24 vjeç, djali i pronarit të ullishteve dhe K. D., 23 vjeç ( bashkëpunëtor), të dy banues në fshatin Çorrogjaf, Poliçan. Ndërsa, 53-vjeçari që ka ullishtën është shpallur në kërkim.

NJoftimi i Policisë

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Shërbimet e Policisë Poliçan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas po merreshim me kultivimin e bimëve narkotike, kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ullishten e shtetasit V. S., kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 200 kubikë në të cilët sapo ishin mbjellë fara të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit: S. F. (S)., 24 vjeç (djali i shtetasit V. S.) dhe K. D., 23 vjeç ( bashkëpunëtor), të dy banues në fshatin Çorrogjaf, Poliçan, si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. S., 53 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.