Mblidhte ullinj në Greqi, emigranti shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë

63

Një emigrant shqiptar është vrarë më armë zjarri në Greqi.

Ngjarja e rëndë është raportuar në zonën e Kavalas në shtetin fqinj, ku sipas medieve vendase 58-vjeçari ishte ekzekutuar me 2 plumba në kokë.

Identiteti i shqiptarit nuk dihet ende, por ai punonte duke mbledhur ullinj dhe u gjet nga pronari i tokës.

Ky i fundit njoftoi menjëherë ambulancën, por gjithçka ishte e kotë pasi 58-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Shqiptari jetonte dhe punonte prej vitesh në zonën e Pagaiu të Kavalas, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vrasjes së tij.