Mbesa e Bin Laden habit me deklaratën e saj, ja për kë president të SHBA “çmendet”

79

Mbesa e terroristit famëkeq Osama Bin Laden, ka habitur me deklaratën e saj ku sipas Noor Bin Laden i vetmi person i duhur për SHBA-të është Donald Trump.

Sipas saj Trump është i vetmi i cili mund të parandalojë një sulm terrorist.

Ajo paralajmëroi se nëse Biden fiton zgjedhjet presidenciale, një ngjarje e dytë si ajo e 11 shtatorit mund të ndodhë, pasi të majtët janë rrjeshtuar krah radikalistëve.

Me anë të një interviste për “New York Post”, 33-vjeçarja deklaroi se është mbështetëse e flaktë e Donald Trump dhe se mban veshur kapelet e tij në Zvicër, aty ku edhe jeton aktualisht.

Më tej ajo u shpreh se Trump ishte i vetmi që arriti të ndalte organizatat terroriste të krijuara gjatë presidencës së Obamës.

“Ai (Trump) duhet të rizgjidhet, jo vetëm për Amerikën por për të mirën e të gjithë civilizimit perëndomor,” u shpreh mbesa e Osamës.