Ballina Aktualitet Mbërrin sot në Tiranë trupi i pajetë i majorit Klodian Tanushi

Mbërrin sot në Tiranë trupi i pajetë i majorit Klodian Tanushi

Trupi i pajetë i major Klodian Tanushit i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, mbërrin në atdhe sot, ora 12.45 me avion ushtarak dhe do të pritet me ceremoni e nderime në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza”.

Homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe më pas Ceremonia Shtetërore do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 – 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar.

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.