Mbërrijnë në Rinas mbi 200 mijë vaksina të tjera

27

Në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur edhe 208, 000 vaksina të Sinovac.

Lajmin e konfirmoi kryeministri Edi Rama.

Kjo është sasia e dytë e madhe brenda dy ditëve të fundit. Në fundjavë mbërritën mbi 90 mijë doza vaksinash AstraZeneca.

Mbërritja e fundit e 208, 000 vaksinave të Sinovac, ka si qëllim, “për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin e çdo qytetari, derisa ta kemi zmbrapsur Armikun e Padukshëm dhe të dalim një orë e më parë nga tuneli i pandemisë”, tha Rama.

Brenda javës priten edhe rreth 500 mijë vaksina Sputnik V.