Ballina Aktualitet “Mbase plani është për një 2 prill tjetër sot pasdite”, çfarë po...

“Mbase plani është për një 2 prill tjetër sot pasdite”, çfarë po paralajmëron Rama

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama reagoi për shkresën që kryebashkiakja e Shkodrës, Voltanta Ademi kishte firmosur sot për Partinë Socialiste, duke mos i dhënë leje për takimin elektoral të pasdites.

“Sot ne kemi planifikuar takimin në Shkodër, cfarë po ndodh, për herë të parë nga viti 1991 qysh se kemi nisur fushatën rishfaqet fenomeni i dëshpëruar në shëmtinë e vet i antimitingashëve. Ka pas Shqipëria edhe momente të rënda po ka pas konsensus mes forcave që nuk pengohet aktiviteti i tjetrit, Enveristët fanatikë të 91 që përpiqeshin ti zinin rrugën PD se sapolindur sot rishfaqen në grahmat e asaj partie që ka humbur totalisht busullën dhe që rrogtarët e paguar në nivel vendor po i përdor sic përdorte aso kohe PPSH disa falanga njerëzish pa të ardhme.

Ajo që është e trishtueshme në këtë histori është fakti se si në atë kohë kjo përpjekje nuk ka as shumicën e shqiptarëve e asnjë mik në krah. Përkundrazi, si shqiptarët edhe partnerët ndërkombëtarë janë kundër gjithë kësaj që ndodh. A nuk ju kujton kjo Haxhi Qamilin që thoshte sa të kem Kavajën e Shijakun, ai thoshte një fjalë tjetër. Nuk po e them po e them nuk pyes për francën e Anglinë. Pjesa më e trishtueshme është pjesa e policëve të përdorur, që po humbasin të drejtën të punonjës për shtetin, janë në shkelje të ligjeve dhe edhe pse në këtë farsë entuziazmi shkollash që digjen e vandalizohen, jeta vazhdon edhe pas 30 qershorit. Dhe 30 qershori do të jetë dita e zgjedhjve duan apo s’duan. Mbase plani është për të bërë një dy prill tjetër sot pasdite.” – u shpreh Rama.

Kujtojmë se Shkodra u ngrit në protestë në 2 prill 1991 pasi në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, fitoi Partia e Punës, që gëzonte ende mbështetje në zonat rurale, të cilat përbënin asokohe shumicën e popullsisë, në një kohë që qytetet e mëdha me në krye Tiranën dhe Shkodrën, dhanë sinjalin e madh të ndryshimit, duke votuar për Partisë Demokratike, që ishte themeluar vetëm 3 muaj e gjysmë më parë.

Protesta nisi rreth orës 8.00 të mëngjesit. Situata u acarua menjëherë, dhe nisën përplasjes mes protestuesve dhe forcave speciale. Në orën 8.15 u raportua vdekja e protestuesit të parë, Bujar Bishanaku. Ndërkohë në orën 08:45, u vranë Nazmi Kryeziu dhe Arben Broci, ky i fundit një figurë e njohur e lëvizjes studentore që solli pluralizimin. Ndërkohë rreth orës 10:00, u qëllua për vdekje edhe Besnik Ceka. Për këto vrasje u bënë përgjegjës snajperistët e pozicionuar në tarracën e Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër.

Duke bërë një krahasim të tillë mbetet vetëm të ngrejmë pyetjen: A po paralajmëron Edi Rama një dy prill të dytë?