Mbante të ruajtura imazhe pornografike fëmijësh, arrestohet 37 vjeçari në Tiranë

212

Një 37-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale “pornografi me të mitur në rrjetet sociale”.

I dyshuari u arrestua në kuadër të finalizimit të operacionit “Zbulimi”, pas dy vitesh hetime.

I.K, banues në Tiranë, kishte krijuar një profil të rremë në një rrjet social.

Gjatë komunikimit me shtetas të huaj, nëpërmjet këtij rrjeti social, ky person ka konsumuar edhe veprën penale.

37-vjeçarit iu sekuestrua një celular.

Policia u bën thirrje prindërve të jenë të vëmëndshëm teksa lejojnë fëmijët të përdorin rrjetet sociale.