Ballina LAJME Mbahet festivali i parë vegjetarian në Tiranë

Mbahet festivali i parë vegjetarian në Tiranë

Ushqimi i shëndetshëm me bazë vegjetariane dhe vegane ishte kryefjala e Vegfest, edicionit të parë të festivalit vegjetarian që u mbajt në Tiranë pranë Pazarit të Ri. Dhjetëra biznese prezantuan produktet e tyre me bazë bimore, ndërsa të pjesëmarrësit rrëfyen rrugëtimin drejt të qenurit vegan ose vegjetarian.

Arbër Çepani: “Që kur hoqa mishin nga dieta ime, zbulova një botë plot me ngjyra, me aroma, me gjallëri që më bëri të ndihem një person komplet tjetër.”

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj përshëndeti iniciativën duke vënë në qendër fëmijët si edhe edukimin e tyre me filozofinë e të jetuarit shëndetshëm.

Erion Veliaj: “Kjo është një bazë për gjeneratën e ardhshme. Me fëmijët është ndryshe. Fëmijët nëse mësojnë të mbjellin një pemë, e mësojnë gjithë jetën. Nëse mësojnë të ngasin një biçikletë e kanë tërë jetën dhe nëse do mësohen të hanë shëndetshëm do ti shoqërojë gjithë jetën.”

Filozofia e vegjetarianëve dhe veganëve ka në qendër rëndsinë e jetës së kafshëve, duke i parë ata si miq dhe jo si produkte ushqimore. Sipas të dhënave, 70 miliard bagëti vriten çdo vit, për të prodhuar produktet dhe nënproduktet e mishit.