Ballina Aktualitet Matura Shtetërore, zhvillohet provimi i matematikës, maturantët presin edhe provimin e lëndëve...

Matura Shtetërore, zhvillohet provimi i matematikës, maturantët presin edhe provimin e lëndëve me zgjedhje (VIDEO)

Është zhvilluar sot në të gjithë vendin provimi i matematikës i Maturës Shtetërore, provimi i tretë në radhë ky dhe i fundit i lëndëve të detyrueshme. Tani, aftërsisht 36 mijë maturantë presin 24 qershorin, kur do të zhvillohet edhe provimi i fundit, ai i lëndëve me zgjedhje.

Më pas, nis pritja për rezultatet dhe dalja e renditjes së aplikimeve për t’u regjistruar në universitete.

Në rajonin e kavajës, afërsisht 400 maturantë u ulën sot në provimin e matematikës, në dy qendrat e miratuara të testimit: në Shkollën 9-Vjeçare “Rilindja” për maturantët nga qyteti i Kavajës dhe në Shkollën e Mesme Kombëtare të Agrobiznesit në Golem për maturantët e zonave rurale.

Ashtu si dy provimet e mëparshme, edhe korrigjimi i provimit të matematikës do të bëhet njëkohësisht nga dy vlerësues të pavarur nga njëri-tjetri. Në rast mospërputhje të dy vlerësimeve, përgjigjet e dhëna nga maturantët do të korrigjohen edhe nga një vlerësues i tretë.