Ballina Aktualitet Matura Shtetërore, 400 maturantë nga Kavaja masin dijet e tyre në Gjuhën...

Matura Shtetërore, 400 maturantë nga Kavaja masin dijet e tyre në Gjuhën Shqipe dhe letërsi (VIDEO)

Afërsisht 400 maturantë nga zona e Kavajës masin sot dijet e tyre në lëndët e Gjuhës Shqipe dhe të letërsisë, që është edhe provimi i dytë i Maturës Shtetërore.

Provimi përmban pyetje të ndryshme, të ndara në tri pjesë. Në pjesën e parë janë pyetjet lidhur në gramatikën dhe drejtshkrimin e Gjuhës Shqipse, në të dytën janë pyetje rreth një tekti letrar të dhënë dhe pjesa e tretë përbën shkrimin e hartimit, gjë që dëshmon formimin gjuhësor dhe letrar të maturantit.

Pyetje janë të niveleve të ndryshme të vështirësisë, ku 40 përind i përkasin nivelit bazë, 40 përqind nivelit mesatar dhe 20 përqind janë pyetje që kërkojnë një nivel të lartë përgatitje.

Pas gjuhës së huaj, që ishte provimi i parë, dhe pas provimit të sotëm të Gjuhës Shqipe dhe letërsisë, maturantët do të ulen edhe në provimin e matematikës dhe atë të lëndëve me zgjedhje.