Ballina Aktualitet Mat, i dënuar me 8 vite burg, kapet 43-vjeçari i shpallur në...

Mat, i dënuar me 8 vite burg, kapet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

Pas publikimit të fotove të personave në kërkim nga Policia është bërë i mundur ndalimi i Alban Gjegjit. 43-vjeçari u arrestua në muajin shkurt të këtij viti si pjesë e grupit kriminal që trafikonte drogë duke u dënuar me 8 vjet burg.

Pasi gjykata e nxorri nga qelia në “arrest shtëpie”, Alban Gjegji u arratis pak ditë pas vendimit të gjykatës. Për shkak të krimeve të kryera, Gjegji ishte pjesë e listës 22 të kërkuarve në listën e qarkut të Dibrës të publikuar më 18 nëntor.