Ballina Aktualitet Mat, digjen dy autovetura të drejtueses së strukturave vendore të PD në...

Mat, digjen dy autovetura të drejtueses së strukturave vendore të PD në Ulëz

Gjatë natës së mbrëmshme në Ulëz janë djegur dy automjete, të cilat dyshohet se janë në pronësi të shtetases Gjelina Kalthi, drejtuese e strukturave vendore të Partisë Demokratike atje.

Të dhënat paraprake tregojnë se dy automjetet e djegura ishin parkuar pranë banesës së Gjelina Kalthit. Kjo e fundit kryen njëkohësisht edhe funksionin e administratores së njësisë administrative të Ulzës, në Bashkinë e Matit.

Deri tani, ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndonëse Policia e Shtetit ka nisur hetimet për zjarrvënie të qëllimshme.