Ballina Aktualitet Mat, banorët e fshatit Batërr e Madhe nuk votojnë nëse nuk i...

Mat, banorët e fshatit Batërr e Madhe nuk votojnë nëse nuk i vjen uji vaditës

Fshati Batërr e Madhe në Mat  vuan prej 4 vitesh mungesën e ujit vaditës. Banorët thonë se nuk shkojnë në votime për zgjedhjet lokale nëse nuk zgjidhet kjo problematikë. sipas tyre investimi i fundit në kanalin vaditës nuk arriti ta kthejë anë në punë pasi çfarë ishte ndërtuar u shkatërrua ende pa ardhur sezoni.

Vaditja në fshatin Batërr e Madhe në Mat vijon të jetë problematikë e pazgjidhur prej 4 vitesh.

Banorët thonë se shkak për këtë është bërë dëmtimi i kanalit vaditës katër vite më parë. Në këto kushte, banorët shprehen se nuk do të shkojnë as në votime nëse uji vaditës nuk shkon pranë tokave të tyre.

“Është prishur kanali vaditës, e kanë marrë fondin, por nuk e kanë rregulluar. Si katund e kemi bërë që mos shkojmë në votime nëse nuk na i sjellin ujin”

Kryetari i Fshatit Hazis Ruçi thotë se kanali i ndërtuar një vit më parë u dëmtua pa ardhur sezoni i vaditjes. Sipas tij, Bashkia e Matit ka premtuar ndërhyrjen, por deri tani nuk është realizuar.

Hazis Ruçi, Kryetar i Fshatit Batërr e Madhe, Njësia Komsi: Prej 4 vitesh e vuajmë ujin vaditës. Na kanë dhënë fjalën se këtë vit do ta bëjnë, por shkoi koha vonë dhe akoma nuk është vënë dorë në këtë punë.

Janë rreth 300 hektarë tokë bujqësore e fshatit Batërr e Madhe që mbetet pa vaditur për shkak të kanalit vaditës që merret nga zalli i Frankthit.