Ballina Aktualitet Mat, ambasadori i BE: Miratoni reformën zgjedhore para zgjedhjeve vendore

Mat, ambasadori i BE: Miratoni reformën zgjedhore para zgjedhjeve vendore

Gjatë një takimi në Mat me kryebashkiakun Nezir Rizvani, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka dhënë një mesazh të qartë për reformën zgjedhore. Ai deklaroi se kjo reformë duhej të miratohej sa më parë, duke nënvizuar faktin se ajo duhej të rregullohej 6 muaj para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

“Zgjedhjet vendore janë shume te rëndësishme, sepse ne këto zgjedhje qytetaret zgjedhin ata qe do merren me problemet e tyre. BE pret që të ketë një reformë zgjedhore ashtu si është rekomanduar nga OSBE/ODIHR.

Reforma është me rendësi që të kryhet 6 muaj para datës së zgjedhjeve.

Puna që është bërë deri më tani për reformën zgjedhore është e mire por duhet të përfundojë. Kjo është një pikë shumë e rëndesishme dhe BE e konsideron prioritet,” – tha ambasadori.