Dy persona kanë tentuar të vjedhin një banesë në fshatin Zik Xhafaj në Kavajë.
Ata goditën me sende të forta pronarin e shtëpisë.
Menjëherë pas këtij veprimi ata janë larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk bëhet e ditur nëse kanë mundur të grabisin diçka nga shtëpia.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e grabitëse.