Maskat dhe shtetrrethimi, shpallet vendimi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

33

Komiteti Teknik i Ekspertëve del në këto momente për të njoftuar vendimet e reja që lidhen me masat kufizuese për pandeminë Covid-19, raporton noa.al e cila ndoqi konferencën për shtyp.

Në hyrje të konferencës u kërkua që të vazhdojë mbajtja e maskave nga qytetarët në mjediset e mbyllura. Albana Fico megjithatë tha se pozitiviteti ka rënë në 0.8 për qind dhe shtrimet në spitale janë minimale.

Për orën policore, Komiteti ka propozuar që qeveria të ndryshojë kohën e shtetrrethimi nga 22.00 deri 06.00 në 23.00 deri 06.00. Kjo hyn në fuqi më 1 qershor.

Më 1 korrik ora policore bëhet 24.00.

Ky ndryshim është vetëm zyrtar sepse faktikisht ora policore nuk është respektuar nga shumë njerëz që në fund të marsit kur nisi fushata elektorale edhe pse gjoba ishte 10 mijë lekë.

Për maskat, Komiteti vendosi të propozojë heqjen e detyrimit për mbajtjen gjithë kohës në mjedise të hapura.

Vendimi vjen ndërsa de facto, maskat nuk po mbahen më nga pjesa më e madhe e njerëzve, madje dhe në mjedise të mbyllura.

Nga 15 qershori lejohen grumbullimet nga 10 në 50 persona.

E PLOTË/ Masat qe lehtesohen:

Nga 1 Qershori:

• hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.

• ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.

Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.

Nga 15 Qershor: • grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.

Nga 1 Korriku:

• ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.

Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

• lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.

•lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP.