Maskat bëjnë kërrdinë në një familje, vjedhin milionat dhe kamerat e sigurisë

45

Një grabitje ka ndodhur natën e kaluar në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës. Mësohet se nën kërcënimin e armës dhe të maskuar, tre persona kanë arritur që të marrin një shumë prej rreth 5 milionë lekësh, në shtëpinë e Pashk Melit.

Pasi morën lekët, grabitësit i kanë drejtuar edhe armën djalit të shtëpisë.

Përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes ata u kujdeësn që të shkatërronin edhe serverin e kamerave të sigurisë.

Ishte zonja e shtëpisë që dëgjoi zhurmat por çdo përpjekje e tyre rezultoi e kotë, pasi hajdutët kishin mbaruar punë.

Paratë ndodheshin në një arkë, çka lë të kuptosh që grabitësit kanë pasur informacion paraprak mbi vendodhjen e tyre.

Familja Meli ka bërë denoncim polici duke treguar se çfarë ka ndodhur. Deri tani nuk ka asnjë provë konkrete në vendin e ngjarjes.