Mashtronte femrat e i përdhunonte duke përdorur fotot e Lorik Canës, arrestohet 39 vjeçari

50

David Gabrieli, një shtetas francez me banim në Sidnei është akuzuar për përdhunimin e 4 femrave.

39 vjeçari mësohet se ka përdhunuar këto vajza nëpërmjet mashtrimit nga gushti i 2017 deri në janar të 2018.

Ai kishte vendosur në rrjete sociale fotot e ish-kapitenit të kombëtares shqiptare Lorik Cana dhe pretendonte se ishte mjek.

39 vjeçari francez përdorte fotot e Canës për t’i bindur vajzat të shkonin në apartamentin e tij.

Ndaj 39 vjeçarit francez tashmë rëndojnë 22 akuza, 6 prej të cilave kanë të bëjnë me kryerjen e marrëdhënieve pa pëlqimin e femrave. Për të pritet një dënim i rëndë.

David Gabrieli: Alleged dating app rapist's victim testifies

Autori 39 vjeç, David Gabrieli