Mashtroi qytetarin duke i premtuar se do t’i nxirrte kredi, arrestohet “avokati i rremë”

40

Ngjarje të shumta ku avokatë të cilët premtojnë se zgjidhin hallet e qytetarëve kanë ndodhur në vendin tonë.

Një ndër to është edhe rasti i një avokati të rremë i cili i premtoi një qytetari se do t’i nxirrte dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e një kredie.

Por e gjitha ishte një mashtrim. Pasi mori paratë nga qytetari “avokati” u zhduk deri sa ra në prangat e policisë.

Nga efektivët e policisë Mat, në bashkëpunim efektivët e Shkodrës, u bë kapja dhe ndalimi i të shpallurit në kërkim Alfred Ceni, 30 vjeç, banues në Burrel.-lajmëron policia.

I riu u shpall në kërkim nga policia e Shkodrës pasi i zhvati një shtetasi të identifikuar si A. M., një shumë parash për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie.

Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.