Masave kundër COVID-19, nuk u shpëton as administrata, ja shkeljet dhe sanksionet

62

Këtë herë paralajmërimi vjen për punonjësit e administratës. Punonjësit e ministrive, bashkive e prefekturave, nga sekretarët e përgjithshëm nuk do të përdorin makinë për të shkuar në zyrë.

Punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financave apo të prefekturave të Bashkive që janë përfshirë në listën prioritare me firmën e titullarit për të garantuar zhvillimin e luftës ndaj koronavirusit në aspektin shëndetësor dhe humanitar përjashtohen nga rregulli.

Titullarët e institucioneve duhet të cojnë tek ministri apo kryetari i bashkisë, listën me punonjësit që e kanë të domosdoshme lëvizjen me makinë. Lista duhet të vihet në pozicion për Policinë e Shtetit deri në orën 23:00.

Nëse do të shkelet rregulli punonjësit, do të përballen me mbajtjen e rrogës për 3 muaj dhe në rast përsëritje, do të largohen përfundimisht nga puna.

Edhe këmbësorët që do të shkelin masat e reja të lëvizjes dhe që figurojnë në borderotë e Republikës së Shqipërisë, si punonjës të administratës qendrore apo vendore, do t’u mbahet rroga për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritjeje do të largohen përfundimisht.

‘Populli nuk i paguan taksat për t’u dhënë rroga atyre që rrezikojnë jetën e tij në këtë luftë ku punonjësit e shtetit duhet të jenë shembulli më kuptimplotë i disiplinës shtetërore dhe përgjegjshmërisë qytetare!’, shkruan kryeministri Rama në Facebook.