Masat kundër koronavirus/Ndryshojnë oraret e bankave, ja kur do të jenë të hapura sportelet

91

Masa kundër përhapjes së COVID-19 duket se janë marrë edhe për bankat. Tashmë ato do të punojnë me orare të reduktuara. Sportelet do të hapen nga ora 06.00 – 10.00 në mëngjes dhe nga ora 16.00 – 18.00 pasdite.

‘Nuk kemi si ia bëjmë ndryshe, të gjithë duhet të bëjnë sakrificën e tyre të vockël në këtë luftë të madhe për të mbrojtur jetën! Po të kishte bormbardime gjatë orarit të ndaluar çfarë do bënin bankat? E pra, fakti që nuk i shohim bombat që hedh armiku drejt nesh, nuk do të thotë se nuk jemi nën bombardim!

Adaptohuni miq! Kjo nuk është lojë po luftë!’,shkruan Rama në një postim në Facebook.