Ballina Showbiz Masakra në Bllok, këngëtarja Elvana Gjata jo më në kërkim policor

Masakra në Bllok, këngëtarja Elvana Gjata jo më në kërkim policor

Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor. Ka përfunduar afati prej 30 ditësh, ku Gjata ishte në kërkim në lidhje me vrasjen në ish-Bllok, ngjarje në të cilën mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Krimi ndodhi më 4 tetor të këtij viti.

Ajo u shpall në kërkim më 9 tetor, ndërsa Prokuroria urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit. Shpallja në kërkim policor e detyronte Gjatën që të paraqitej për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen. Por kjo gjë nuk ka ndodhur.

E cilësuar si ‘‘mollë sherri’’ për vrasjen në Bllok, ngjarje në të cilin u përfshi dhe i dashuri i saj, Ervin Mata, këngëtarja e njohur shqiptare u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes. Këngëtarja ishte larguar nga Rinasi drejt një vendi të BE, ndërkohë që nuk dihet vendndodhja e saj. Kujtojmë se Mata aktualisht është në kërkim policor, bashkë me Meviol Bilon, ndërsa ky i fundit akuzohet se qëlloi ndaj viktimës dhe dy të plagosurve.