Ballina Showbiz “Martesa”, filmi kosovar në garë për çmimin Oscar

“Martesa”, filmi kosovar në garë për çmimin Oscar

Filmi kosovar “Martesa”, realizuar në vitin 2017, me regji dhe skenar të Blerta Zeqirit, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, është përzgjedhur nga Akademia e Shkencave të Filmit dhe Artit, të Shteteve të Bashkuara, për të marrë pjesë në garë për çmimin Oscar në kategorinë e filmit të huaj.

“Martesa” trajton një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Realizuesit presin hapjen e debateve rreth kësaj teme në Kosovë, pasi tematika e filmit prek dashurinë e parealizuar mes dy individëve të së njëjtës gjini, si pasojë e refuzimit nga shoqëria. Një homoseksual detyrohet të martohet me një grua, pasi këto janë pritshmëritë e rrethit shoqëror në të cilin ai jeton, duke përbërë kështu edhe çështjen thelbësore që trajtohet në film.

Në rolet kryesore luajnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu, të cilët në këtë ndërmarje kinematografike drejtohen nga Blerta Zeqiri.

Filmi “Martesa” më herët ka fituar edhe çmimin Fipresci, si edhe dy çmime në Festivalin Black Nights, në Talin.