Ballina BOTA Marrëveshja me BE, sekretari Raab jep dorëheqjen

Marrëveshja me BE, sekretari Raab jep dorëheqjen

Sekretari britanik i Brexit, Dominic Raab ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Raab tha se nuk mund të mbështesë kushtet e propozuara për marrëveshjen që do nënshkruhet mes BE dhe Britanisë.

“Sot kam hequr dorë si Sekretar i Brexit. Unë nuk mund të mbështes me ndërgjegje të plotë kushtet e propozuara për marrëveshjen tonë me BE. Këtu është letra ime drejtuar kryeministres duke shpjeguar arsyet e mia dhe respektin tim ndaj saj,”-shkruan Raab në profilin e tij në Twitter duke postuar edhe letrën e dorëheqjes.