Marrdhënie seksuale me të mitur, arrestohet i riu

89

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Policia thotë se ka rënë në pranga shtetasi A.P., 33 vjeç, banues në Sarandë, “pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 20.12.2018, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.