Marrdhënie seksuale me pagesë, arrestohen dy persona në Tiranë

103

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi janë kapur duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt parave në një hotel në Tiranë.

Policia thotë se në pranga janë vënë, N.P., 61 vjeçe, banuese në Fier dhe shtetasi O. B., 29 vjeç, banues në Tiranë.

“Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, shtetasja N. P., 61 vjeçe, banuese në Fier dhe shtetasi O. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bulevardin “Zogu i Parë”, në ambientet e një hoteli, shtetasja N. P. është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin O. B., kundrejt shpërblimit”, njofton policia.