Ballina RAJONI Maqedonia nënshkruan protokollin për hyrjen në NATO

Maqedonia nënshkruan protokollin për hyrjen në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë përmes një postimi në Twitter se në datën 6 shkurt do të firmoset protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë

“Më 6 shkurt ne do të shkruajmë historinë: # NATO, Aleatët do të nënshkruajnë protokollin e pranimit për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë Veriore së bashku me ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov,”- ka shkruar Stoltenberg në rrjetin social Twitter.

Kujtojmë se hapja e rrugës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE ka ardhur pas zgjidhjes së kontekstit të emrit me Greqinë e njohur si Marrëveshja e Prespës.