Maqedonia e Veriut sqaron protokollin, ja me çfarë po i kurojmë pacientët Covid-19

128

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar qytetarët në lidhje me protokollin që po ndiqet për kurimin e pacientëve Covid-19.

Venko Filipce, ministri i Shëndetësisë gjatë konferencës për shtyp tha se Komisioni i Etikës ka marrë vendim që për pacientët e sëmurë me koronavirus të nisë kura me mediamentet: klorikinë dhe azitromicinë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit këto medikamente janë përdorur më parë në shtete të tjera dhe kanë provuar efikasitet.

Klorina është një ilaç që përdoret kryesisht për të parandaluar dhe për të trajtuar malarien, ndërsa azitromicina është një antibiotik që përdoret për trajtimin e një numri infeksionesh bakteriale.

Medikamentet mësohet të kenë dhënë efekt në Kinë.