Maqedonia e Veriut siguron vaksinën kundër COVID-19, ja cili shtet e ndihmoi

67

Maqedonia e Veriut ka arritur të sigurojë vaksinën anti COVID-19, nëpërmjet shtetit polak.

Lajmi u dha nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili informoi se vaksina do të shpërndahet falas për popullatën.

“Kemi dy mekanizma për momentin për blerje. Njëri është mekanizmi Kovaks, përmes Oorganizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Aleancës së Imunizimit. Ne kemi nënshkruar një letër qëllimi dhe ky mekanizëm lejon që vendeve tu shpërndahen në mënyrë të barabartë vaksinat sipas madhësisë së popullsisë kur hyjnë në treg, nga secili prodhues i njëpasnjëshëm”, u shpreh Filipçe.

Gjithashtu ministri maqedonas informoi se vendet e BE kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me kompaninë e vaksinave në Oksford, “Astra Zeneka”.

“Ne morëm një ofertë nga Polonia që të sigurojë një sasi të përshtatshme edhe për ne, sepse nuk do të kemi mundësinë për një marrëveshje bilaterale. Konkretisht, me të dy mekanizmat, ne sigurojmë që vaksina të jetë në dispozicion të qytetarëve tanë, pa pagesë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.