Ballina RAJONI Maqedonia e Veriut, kryeministri Zaev: Nuk do të ketë ndryshim kufijsh

Maqedonia e Veriut, kryeministri Zaev: Nuk do të ketë ndryshim kufijsh

Në një intervistë për Deutsche Welle, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, lidhur me debatin për ndryshim kufijsh mes Kosovës e Serbisë, që mund të prekë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën, theksoi se, pas zgjidhjes së problemit të Maqedonisë së Veriut me Greqinë, tani mbeten çështja e Kosovës dhe Bosnja si problemet që duhen zgjidhur, por ndryshime kufijsh nuk do të ketë.

“Tani ata vetëm mund të ëndërrojnë për ndryshimin e kufijve të Maqedonisë së Veriut, – tha kryeministri Zaev. – Ne jemi anëtar i NATO. Nuk do të ketë ndryshim kufijsh në Maqedoninë e Veriut.”