Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut, aksidenti tragjik, presidenti Meta shpreh ngushëllimet

Maqedonia e Veriut, aksidenti tragjik, presidenti Meta shpreh ngushëllimet

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për viktimat e aksidentit tragjik në Maqedoninë e Veriut. Përmes një mesazhi në Facebook, presidenti Meta thekson se është “thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup – Tetovë.”

“Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj! Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror! Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit!” – thotë më tej presidenti Meta.