Ballina Politikë Maqedonia e Veriut, aksidenti tragjik, kryedemokrati Basha shpreh ngushëllimet

Maqedonia e Veriut, aksidenti tragjik, kryedemokrati Basha shpreh ngushëllimet

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehu ngushëllimet e tij për aksidentin tragjik të Gostivarit, ku humbën jetën 14 persona dhe u plagosën 30 të tjerë.

“Me hidhërim te thelle mësova lajmin e aksidentit tragjik pranë Gostivarit. Në këto orë dhimbje dhe tronditje të thellë u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave, shërim të shpejtë të lënduarve dhe solidaritet të plotë autoriteteve vendore dhe qendrore të Maqedonisë së Veriut,”- shkruan Basha përmes një postimi në Twitter.

Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi dje në orët e pasdites në rrugën Shkup-Tetovë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se data 14 dhe 15 shkurt do të jetë ditë zie.