Ballina LAJME Maqedoni, zgjedhjet presidenciale, Ahmeti: Të hapur për kandidat të përbashkët

Maqedoni, zgjedhjet presidenciale, Ahmeti: Të hapur për kandidat të përbashkët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zbutur qëndrimet për kandidatin presidencial pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, duke thënë se është i gatshëm të bashkojë forcat me të gjitha partitë politike për kandidatin më të përshtatshëm.

“Kam bërë takime me kryetarin e partisë më të madhe në vend, dhe ka mbetur që unë të diskutoj, ta hap si çështje në organet e partisë dhe të shihet mundësia e një shtegu për t’i riparuar ato keqkuptime që kanë ndodhur në mes të partive tona, që të mund të kapërcehen, – ka thënë Ahmeti për mediat. – Dhe, në të mirë të vendit, do të ishte që të kishim një kandidat të përbashkët dhe të bisedohet me të gjitha subjektet politike në vend që ky konsensus të arrihet.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.