Ballina RAJONI Maqedoni, presidenti Meta: Respektimi i minoriteteve, vlerë e shtuar për vendet e...

Maqedoni, presidenti Meta: Respektimi i minoriteteve, vlerë e shtuar për vendet e rajonit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në koncertin festiv me rastin e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Krah kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, kreu i shtetit shqiptar tha se respektimi i pakicave dhe minoriteteve është vlerë e shtuar për të gjitha vendet e rajonit tonë.

“Rajoni ynë ka kaluar shumë vështirësi dhe sfida. Është koha për më shumë bashkëpunim, respekt reciprok, bashkëjetesë dhe mirëkuptim. Respektimi i pakicave dhe minoriteteve është vlerë e shtuar për të gjitha vendet e rajonit tonë. Ndaj le ta ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët europiane, në mënyrë që t’u lemë brezave që vijnë pas nesh një rajon më të sigurtë, më të zhvilluar, por njëkohësisht edhe mundësi më të mëdha për të jetuar në të,” – tha presidenti Meta në fjalën e tij përshëndetëse.