Ballina LAJME Maqedoni, presidenti Ivanov pret në takim Gramoz Ruçin

Maqedoni, presidenti Ivanov pret në takim Gramoz Ruçin

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka zbutuar qëndrimin e ashpër që ka mbajtur ndaj Shqipërisë, pas kundërshtimit që i bëri platformës shqiptare, e cila ndihmoi në ardhjen e Zoran Zaevit në krye të shtetit fqinj.

Ivanov ka pritur sot në takim Gramoz Ruçin, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoni. Dy zyrtarët e lartë kanë folur për zhvillime pozitive në mardhëniet midis vendeve, qoftë në aspektin bilateral, por edhe në bashkëpunimin rajonal e shumëpalësh.

Sipas njoftimit të Presidencës maqedonase, Ivanov dhe Ruçi kanë arritur në përfundimin se “Maqedonia dhe Shqipëria ndajnë qëllime identike në politikën e jashtme në kontekst të integrimit evropian, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, si parakushte kryesore për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.”

Ivanov ka kërkuar nga pala shqiptare ndihmë në ekspertizën për proçesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, si dhe në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy shteteve.