Ballina RAJONI Maqedoni, parlamenti nuk i heq mandatin Gruevskit

Maqedoni, parlamenti nuk i heq mandatin Gruevskit

Kuvendi i Maqedonisë nuk arriti dot t’i heqë mandatin deputetit dhe ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, i dënuar me dy vjet burg për shpërdorim të detyre.

Nisma ishte paraqitur në Komisionin për çështje të mandateve pas njoftimit që kishte marrë Kuvendi nga Gjykata për dënimin e Gruevsit me dy vjet burgim.

Shumica parlamentare kishte kërkuar marrjen e mandatit me arsyetimin se Nikolla Gruevski nuk është i denjë të ushtrojë detyrën e deputetit, por pas votimeve ku pro heqjes rezultuan 58 deputetë, ndërsa kundër 29 deputetë të VMRO-së, Kuvendi nuk mundi të heqë mandatin e deputetit, pasi që t’i merrej mandati, duhej të votonin 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski po gjykohet gjtihashtu edhe për shpërdorime të tjera të detyrës zyrtare, për mashtrime zgjedhore, dhunë të porositur ndaj ish-drejtuesve të opozitës në një komunë të Shkupit, e keqpërdorime të tjera financiare.