Ballina LAJME Maqedoni, miratohet ligji për amnistinë

Maqedoni, miratohet ligji për amnistinë

Parlamenti i Maqedonisë e miratoi ligjin e amnistisë lidhur me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar në parlament. 95 deputetë votuan pro dhe asnjë kundër. Ligji u soll me procedurë të shpejtë me nismën e një grupi ndërpartiak të parlamentit për t’i hapur në këtë mënyrë rrugën miratimit të ndryshimeve kushtetuese që pritet të ndodhë më 15 janar.

Amnistia nuk do t’i përfshijë organizatorët e ngjarjeve të dhunshme, ata të cilët e kishin përgatitur dhe sjellur armë në parlament dhe personat zyrtarë të Ministrisë së Rendit, të cilët kishin vepruar në kundërshti me autorizimet dhe kompetencat që kishin.