Ballina RAJONI Maqedoni, kryeministri Zaev: Nuk kam komunikuar me Gruevskin

Maqedoni, kryeministri Zaev: Nuk kam komunikuar me Gruevskin

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka mohuar kontaktin me ish-kryeministrin në arrati Nikolla Gruevski, para se ky i fundit të largohej nga Maqedonia drejt Hungarisë, dhe ka thënë se nëse do të ndodhte një bisedë e tillë mes tyre do të konsiderohej automatikisht si një ikje me marrëveshje.

Me Gruevskin që prej kohës kur jam vënë në postin e kryeministrit, nuk kam kurrfarë kontakti. Kontaktet e fundit ishin kur Kuvendi ishte robëruar, bllokuar në atë diskutimin e pafund para se të ndodhnin ngjarjet e padëshirueshme më 27 prill. Ajo ndodhi aty, në Kuvend, kur biseduam ta zhbllokonim procesin, se ishte e qartë që ekzistonte shumica dhe të mos e keqtrajtonim Maqedoninë dhe institucionet e Maqedonisë. Atëherë ndodhën bisedat e fundit,” – tha Zaev.