Ballina BOTA Maqedoni, kryeministri Zaev: Gruevski mund të jetë rrëmbyer

Maqedoni, kryeministri Zaev: Gruevski mund të jetë rrëmbyer

Në një konferencë për shtyp kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka hedhur hije dyshimi mbi largimin e paraardhësit të tij, Nikola Gruevski nga Maqedonia ku edhe po kërkohet për mashtrim.

Gjatë prononcimit të tij për mediat, Zaev u shpreh se qeveria dhe instancat përkatëse duhet që të nisin hetimet nëse Gruevski është larguar në mënyrë vullnetare nga vendi apo është rrëmbyer.

“Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuajë dënimin këtu në Maqedoni. Publikisht po parashtroj pyetjen, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë para se Gjykata ta lëshonte urdhërin për arrestimin e tij apo është rrëmbyer. Pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria,”- u shpreh Zaev.