Ballina RAJONI Maqedoni, ish-kryeministri Gruevski vijon në kërkim

Maqedoni, ish-kryeministri Gruevski vijon në kërkim

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski vijon të jetë ‘i zhdukur’, ndonëse ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti, pas akuzave të shpërdorimit të detyrës gjatë blerjes për nevojat e qeverisë të një “Mercedesi” në vlerë rreth 600 mijë euro. Së fundmi në lidhje me këtë çështje kanë folur edhe truprojat e tij.

Në një deklaratë për mediat vendase ata u shprehën se e kanë parë Gruevskin për herë të fundit mbrëmjen e të enjtes së 8 nëntorit.

“E lamë në shtëpi. Në momentin që ai do të dalë jashtë, na telefonon dhe ne vijmë dhe bëjmë detyrën tonë. Të premten, ai nuk na telefonoi fare, por kjo për ne nuk ishte ndonjë çudi pasi ai nuk dilte çdo ditë. Dhe që nga ajo ditë nuk e kemi parë më,”- kanë thënë truprojat e tij.