Ballina LAJME Maqedoni e Veriut, zgjedhjet presidenciale, fiton Stevo Pendarovski

Maqedoni e Veriut, zgjedhjet presidenciale, fiton Stevo Pendarovski

Stevo Pendarovski bëri edhe daljen e parë publike si president i Meqedonisë së Veriut, pas konfirmimit paraprak nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve si ai kishte marrë rreth 52 përqind të votave. Ai falënderoi të gjithë ata që e votuan, madje ka patur edhe një falenderim në gjuhën shqipe për të gjithë shqiptarët që e mbështetën.

Në fakt, diferenca ishte pikërisht vota e shqiptarëve. Në raundin e parë, Pendarovski kishte marrë pak më shumë se 42 përqind të votave, ndërsa kandidati shqiptar Blerim Reka mori 10,5 përqind të votave. Raundi i dytë tregoi qartë se votat e shqiptarëve kishin shkuar thuajse të gjitha për Pendarovskin.

“Populli im, faleminderit! – tha Pendarovski, pas daljes së rezultzateve. – Ju falënderohem gjithëve maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, turqve dhe të tjerëve që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve, të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkuan dhe thamë bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do t’u shërbej me përkushtim të gjithëve.”