Ballina Lajmi i Fundit Maqedoni e Veriut, Zaev dhe Ahmeti arrijnë marrëveshjen për kandidat presidencial

Maqedoni e Veriut, Zaev dhe Ahmeti arrijnë marrëveshjen për kandidat presidencial

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, arritën marrëveshjen që në zgjedhjet presidenciale të shkojnë me kandidat të përbashkët konsensual.

Pas takimit, Ahmeti tha se “në ditët në vazhdim do të përcaktohen për njërin nga emrat që përfliten tashmë në media,” respektivisht Radmilla Shekerinska, Nikolla Dimtirov, Oliver Spasovski dhe Stevo Pendarovski.

Emri i kandidatit do të mësohet deri të premten. Ahmeti tha se me kryeministrin Zaev kanë biseduar edhe për zhvillimet aktuale dhe krizën mes partnerëve të kaolicionit që u nxit pas zhvillimeve në Kuvend me mos heqjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit.