Ballina LAJME Maqedoni e Veriut, presidenti Pendarovski: Hapni negociatat, ne nuk jemi si Shqipëria

Maqedoni e Veriut, presidenti Pendarovski: Hapni negociatat, ne nuk jemi si Shqipëria

Maqedonia e Veriut kërkon që hapja e negociatave me Bashkimin Evropian të ndodhë para vjeshtës dhe të mos kushtëzohet me vendimin për Shqipërinë. Presidenti Stevo Pendarovski, në një intervistë për mediat, tha se rastet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut duhen trajtuar ndarazi, pasi problemet në Tiranë janë më serioze se në Shkup.

“Kemi bërë detyrat që na janë kërkuar, kemi firmosur edhe mrekullinë politike që ishte marrëveshja me Greqinë, – tha presidenti Pendarovski. – Nuk ka politikan në Evropë të na thotë se nuk i meritojmë negociatat. Kurse Shqipëria përballet me një kaos të vërtetë. Opozita ka dalë nga institucionet dhe situata sa vjen e tensionohet. Pra, si mund të krahasohemi?”

Sipas presidentit të Maqedonisë së Veriut, vonesa në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin e Evropian mund të ketë pasoja gjeopolitike si rezultat i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit.