Ballina LAJME Maqedoni e Veriut, opozita shqiptare me kandidat të vetin për president

Maqedoni e Veriut, opozita shqiptare me kandidat të vetin për president

Opozita shqiptare në Maqedoni do të mbështesë ish-ambasadorin Blerim Reka si kandidat për president në zgjedhje. Në fakt, ai njoftoi kandidaturën e tij si i pavarur, ndërkohë që opozita shqiptare pritet ta mbështesë në rrugën e tij jo të lehtë për t’u bërë pasuesi i George Ivanov.

Mbështetjen e opozitës politike shqiptare për kandidaturën e Rekës e ka bërë të ditur Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët. “Ne e kemi obligim moral që si opozitë shqiptare, shqiptarit, i cili kur të dalë ditën e zgjedhjeve, përfshi edhe atë që do të ketë presion prej qeverisë, sepse nuk kanë ndryshuar shumë gjërat që të dalë dhe të votojë patjetër, t’ia krijojmë mundësinë që aty në listë ta ketë edhe një shqiptar, të denjë, që i plotëson të gjitha kriteret, me nivel intelektual dhe me përgatitje profesionale të duhur, që të ketë mundësinë dhe ta votojë,” – ka thënë Sela.