Ballina Aktualitet Maqedoni e Veriut, ministri i deleguar Cakaj takim me kryeministrin Zaev

Maqedoni e Veriut, ministri i deleguar Cakaj takim me kryeministrin Zaev

Ministri i deleguar për Evropën dhe punët e jashtme Gent Cakaj, në vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi sot një takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev. Biseda u përqendrua tek efektet që ka në rajon nënshkrimi dhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës mes Shkupit dhe Athinës, si edhe tek miratimi i ligjit të gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, si arritje këto historike, të cilat e orientojnë vendin fqinj drejt qëllimeve strategjike për evropianizim tërësor, në paqe, siguri e prosperitet.

Mediat raportojnë se një vëmendje e veçantë iu dedikua edhe thellimit të marrëdhënieve dypalëshe. Ministri i deleguar Cakaj, në fjalën e tij, shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e Shqipërisë për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh, mbi të gjitha mbështetjen në finalizimin e anëtarësimit të plotë në NATO dhe më tej në Bashkimin Evropian.