Ballina LAJME Maqedoni e Veriut, mesazhi i Papa Françeskut në prag të vizitës: Ia...

Maqedoni e Veriut, mesazhi i Papa Françeskut në prag të vizitës: Ia kushtoj Nënë Terezës

Papa Françesku, në prag të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut më 7 maj, u ka dërguar një mesazh të gjithë qytetarëve, ku shprehet se vizitën ia kushton një shenjtore të madhe, Nënës Terezës, e lindur dhe e rritur në Shkup.

“Në fakt, bukuria e veçantë e vendit tuaj është për shkak të kulturave të ndryshme, etnive dhe feve që jetojnë në të, – ka theksuar Papa Françesku në mesazhin e transmetuar nga Vatikani. – Sigurisht që bashkëjetesa nuk është gjithmonë e lehtë, ne e dimë atë, por ia vlen që të investohet në përpjekje, për shkak se mozaikët më të bukur janë ato që kanë shumë ngjyra.”

Më pas, Ati i Shenjtë ka bërë të ditur edhe qëllimin e vërtetë të vizitës, e cila ishte shënjtorja Nëna Terezë. “Vizitën time ia kushtoj një shenjtore të madhe, një bije të vendit tuaj, Nënës Terezë, e lindur dhe e rritur në Shkup, e cila me ndihmën e Perëndisë u bë misionare e guximshme e Krishtit në botë, duke u dhënë shpresë dhe dinjitetin të varfërve,” – nënvizoi Papa Françesku në mesazhin e tij drejtuar gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.